Botë

Shqipëri, raporti i “Fridom Haus”: Korrupsioni mbetet shqetësues në Shqipëri

11.04.2024 11:58

Raporti i fundit i organizatës “Fridom Haus”, me titull “Vendet në Tranzicion 2024”...

Raporti  i fundit i organizatës “Fridom Haus”, me titull “Vendet në Tranzicion 2024”, vë në pah se demokracia në Shqipëri u ndesh me një sërë sfidash, veçanërisht gjatë zgjedhjeve të muajit maj, të cilat konsoliduan më tej pozitën dominuese të partisë në pushtet. 
 
Në kapitullin për Shqipërinë, “Fridom Haus” po ashtu vë në dukje përkeqësimin e gjendjes së mediave dhe zvogëlimin e hapësirës së shoqërisë civile. Sipas organizatës, korrupsioni vazhdon të mbetet dukuri shqetësuese në Shqipëri. Vlerësimi i përgjithshëm i organizatës për Shqipërinë mbetet i pandryshuar nga viti i kaluar, duke e cilësuar si një vend me sistem hibrid të qeverisjes. Sipas “Fridom Haus”, partitë politike shqiptare vazhdojnë të mos jenë në gjendje të përballen me korrupsionin në radhët e tyre dhe duken të pavullnetshme për t’u distancuar nga udhëheqësit problematikë partiakë që janë sanksionuar jashtë vendit ose që ballafaqohen me akuza serioze nga SPAK-u.
 
Kapitulli për Shqipërinë po ashtu vë në dukje se shoqërisë civile i është ngushtuar hapësira e veprimit, duke theksuar se gjatë vitin 2023, Qeveria ka propozuar dhe Parlamenti ka miratuar ligje “pa angazhimin e duhur të organizatave joqeveritare dhe grupeve të interesit”, që është detyrim ligjor për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.