Maqedoni
LAMM për vendkalimet kufitare: S’ka pritje për hyrje dalje nga RMV-ja
11.04.2024 12:02
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata...

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata, ndërsa komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar.
Nga LAMM-i njoftojnë se në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Komunikacioni në rrugën Ohër – Resnjë, përmes parkut kombëtar “Galiçica” është hapur për qarkullim që nga 1 prilli 2024 për të gjitha llojet e automjeteve me peshë totale deri në 3.5 tonë. Nga atje u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.
