Maqedoni
KShZ: Do të ketë 88 monitorues të huaj, 13 prej tyre do të jenë nga Kosova
11.04.2024 12:04
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar listën e vëzhguesve të akredituar për zgjedhjet parlamentare...

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar listën e vëzhguesve të akredituar për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 8 maj. Sipas listës së KShZ-së, janë akredituar vëzhgues ndërkombëtarë, por edhe nga vendi.
Nga vëzhguesit ndërkombëtar me 65 monitorues prinë OSBE/ODIHR-i, 5 janë nga IFES-i, 2 nga Moldavia, 3 nga Ambasada e Shqipërisë në Shkup dhe 13 nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës. Sipas listës së publikuar, nga vëzhguesit e vendit paraqitet Qendra për Hulumtime Sigurie në Shkup me 29 vëzhgues. Të njëjtat shifra paraqiten edhe për zgjedhjet presidenciale të 24 prillit dhe të 8 majit.
