Maqedoni

Fridom haus, raporti i “Fridom Haus”: Ulet vlerësimi për RMV-në

11.04.2024 12:08

RMV-ja tregon kthim prapa në sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit....

RMV-ja tregon kthim prapa në sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Këto janë vërejtjet kryesore në raportin e fundit Kombet në tanzicion nga organizata “Fridom Haus”. Raporti paralajmëron për korrupsion afatgjatë në një nivel të lartë në Maqedoninë e Veriut dhe gjithashtu vë në dukje përplasjen e palëve rreth ndryshimeve kushtetuese të nevojshme për shkak të vetos së Bullgarisë për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.
 
“Kjo kishte ndikim negativ mbi mjedisin kur bëhet fjalë për korrupsionin. Po ashtu tregoi se sa e polizituar është gjyqësia, kishte edhe disa skandale në gjyqësi këtë vit, si p.sh. me këshillin gjyqësor republikan dhe udhëheqësinë e tij. E tëra kjo flet për gjyqësi të pasuksesshme dhe për organet antikorruptive që duhet t’i shërbejnë qytetarëve. Mendoj se në RMV mbizotëron ndjenja se këto institucione nuk u shërbejnë qytetarëve, por vetëm disave, dhe si po shkojmë drejt zgjedhjeve do të ishte interesante të shohim se si po lëvizin gjërat. Deri më tani opozita tregon epërsi sipas shifrave që i pash. Do të shohim se si e tëra kjo do të ndikojë në demokracinë e vendit. Pas këtij viti të vështirë do të duhet punë në nivel institucional të nxirret shteti nga kjo rënie.”, - deklaroi autorja e raportit, Kombet në tranzicion, Aleksandra Kapri.