Ekonomi

Banka Botërore: RMV-ja shënon rritje ekonomike prej 2.5%

11.04.2024 12:33

Banka Botërore parashikon rritje të Bruto prodhimit vendor të Maqedonisë në vitin 2024 me 2.5%...

Banka Botërore parashikon rritje të Bruto prodhimit vendor të Maqedonisë në vitin 2024 me 2.5%, dhe në vitin 2025 me 2.9%, sipas raportit të tyre për gjendjen ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor. Krahasuar me vendet e tjera, vetëm BiH ka parashikime më të dobëta. Për parashikimet e vitit 2025, rritje më e dobët se e jona pritet vetëm në Mal të Zi. Nga aty theksojnë se rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor parashikohet të rritet në vitin 2024 dhe përshpejtim i mëtejshëm pritet në vitin 2025, gjë që do ta kthejë atë në mesataret para pandemisë.
 
“Pas pandemisë, rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor shënoi ulje sërish në vitin 2023, që ndikoi mbi dobësimin e ekonomive që më pas ndikon mbi tregtinë, investimet dhe besimin e sektorit afarist. T’i përafrohemi nivelit të të ardhurave, në BE agjenda për reforma strukturore është edhe më kritike, me qëllim që të ringjallet rritja në Ballkanin Perëndimor dhe të lëvizim drejt standardeve të përmirësuara.”, - theksoi drejtori i Bankës Botërore, Maksimiliano Paolluçi.