Maqedoni
Zgjedhjet presidenciale 2024, Siljanovska takon banorët e Strumicës
11.04.2024 13:25
Kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova...

Kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova, shpalosi programin e saj parazgjedhor para banorëve të Strumicës. Renditi pikat ku do të përqendrohet, sikurse krijimi i këshillit për të rinjtë, kthimin e zyrave të popullit që kishte hapur ish-presidenti Gjorge Ivanov dhe inicimin e konferencave me presidentët e rajonit duke bashkëpunuar nëpërmjet Ballkanit të Hapur. Siljanovska tha se s’do të bllokojë me veto askënd që është pas Maqedonisë në rrugën drejt Evropës. Në fokus do të ketë edhe përfshirjen e më shumë grave në institucione.
“Edhe pse shoh njerëz të shkëlqyer, të punësuar në të gjitha sektorët, por jo edhe në institucione kyçe, d.m.th. ne duhet të inspirojmë. Andaj unë mendoj, nëse ka presidente femër, kjo do të thotë se nesër dhe në të ardhmen do të ketë gra kryeministre, kryetarja e Kuvendit do të jetë grua, jo vetëm se gratë duhet të jenë të përfaqësuara, por se në interes të Maqedonisë është që të shfrytëzojë dijen, mundin, mendjen, kreativitetin.”, - deklaroi kandidatja e VMRO-DPMNE-së për presidente, Gordana Siljanovska Davkova.
Siljanovska tha se do të shpeshtojë paraqitjet para deputetëve, duke shënjestruar me kritika ndaj ligjeve të këqija, si dhe do të punojë në përforcimin e gjyqësorit.
MERAL ISMAILI
