Maqedoni
Zgjedhjet presidenciale 2024, Jakimovski: Do të angazhohem për të rinjtë
11.04.2024 13:37
Problemi më i madh është emigrimi i të rinjve, po bëhemi vend i pensionistëve...

Problemi më i madh është emigrimi i të rinjve, po bëhemi vend i pensionistëve, thotë kandidati për kryetar nga “Guximshëm për Maqedoninë”, Stevço Jakimovski. Në programin e tij, ai paralajmëron një sërë projektesh për të rinjtë. Ai theksoi se duhet të fillojmë nga themeli për të mbajtur të rinjtë në shtëpi. Sipas Jakimovskit, të rinjtë, në vend që të studiojnë për pesë, duhet të marrin arsim cilësor. Jakimovski thotë se duhet t'i jepet fund mbingarkesës në administratë dhe punësimeve partiake.
“Shumica e të rinjve më së shumti largohen nga vendi, jo për arsye të kushteve ekonomike, por më së shpeshti për shkak se nuk funksionon sistemi shtetëror. Në këtë sistem, para së gjithash bën pjesë sistemi i drejtësisë. Çdo i ri dëshiron të ketë siguri juridike, do të jetë i sigurt se nëse gabon do të ndëshkohet me të drejtë dhe në të njëjtën kohë nëse nuk ka bërë gabim, sistemi do ta mbrojë dhe do t’i mundësojë tretman të njëjtë për jetesë, punë dhe garë në të gjitha sferat e jetës shoqërore. Të rinjtë kërkojnë të kemi sektor privat të zhvilluar. Sektor privat që funksionarët do ta respektojnë e nuk do ta ngufasin atë dhe do ta mbështesin në çdo aspekt.”, - theksoi kandidati për president i koalicionit “Guximshëm për Maqedoninë”, Stefçe Jakimovski.
Jakimovski premtoi se do të angazhohet për zhvillimin e sektorit privat, përmes sigurimit të pagave më të larta për të rinjtë dhe kështu ata do të mbesin të punojnë dhe të jetojnë në vendlindje.
SANIJE DURAKU
