Maqedoni

Dhuna mes moshatarëve në shkolla gjithnjë e më shumë prezente

11.04.2024 14:02

Dhuna nga bashkëmoshatarët po shfaqet gjithnjë e më shumë në forma të ndryshme dhe nëse nxënësit...

Dhuna nga bashkëmoshatarët po shfaqet gjithnjë e më shumë në forma të ndryshme dhe nëse nxënësit nuk e njohin dhe nuk reagojnë, ajo do të përsëritet dhe do të ketë gjithnjë e më shumë viktima të këtij lloji të dhunës, bën me dije Ambasada e parë e fëmijëve në botë “Megjashi”, e cila promovoi Udhëzuesin për parandalimin dhe trajtimin e dhunës në shkolla.
 
“Nëse nxënësit nuk e njohin dhunën dhe nuk reagojnë ndaj saj, ajo do të përsëritet dhe do të ketë gjithnjë e më shumë fëmijë që janë viktima të dhunës. Udhëzuesi i parandalimit është një mjet tjetër, një mjet i mirë që ia rekomandoj edhe Byrosë së Zhvillimit të Arsimit, MASh-it, për ta bërë atë sa më të aksesueshëm për të gjithë. Qëllimi është të njihet dhuna, të mos mbështetet, të reagohet në mënyrë të duhur dhe të mos jetë bashkëpunëtor. Duhet që shërbimet profesionale të reagojnë me shpejtësi, në mënyrë që të ketë një klimë solidariteti dhe ndjeshmërie, që studentët të kenë besim tek ata dhe të raportojnë dhunën e mundshme.”, - theksoi kryetari dhe themeluesi i “Megjashit”, Dragi Zmijanac.
 
Prindërit vlerësojnë se ky udhëzues është i rëndësishëm për të rritur fëmijë të shëndetshëm mendërisht dhe fizikisht.
 
“Aktualisht po rrisim fëmijë të mbrojtur, ndoshta këtu është problemi. Si prind mendoj se bartim një pjesë të fajit çka po ndodh mes moshatarëve dhe në shkollë. Prindërit duhet të marrin masa në moshë të hershme, t’i edukojnë fëmijët e tyre se si të sillen në shkollë me moshatarët e tyre.”, - tha një prind.
 
Nxënësit thonë se më shumë kanë nevojë për mbrojtje nga shërbimet profesionale, sepse dhuna mes moshatarëve po merr hov të madh gjithnjë e më shumë.
 
“Për momentin ekziston dhuna mes moshatarëve, situata rreth notave dhe probleme të tjera. Që të ndryshojë, gjithçka duhet prej në fillim të zhvillohet sistemi arsimor dhe përsëri të definohen kufijtë mes roleve që i kanë në shkollë.”, - u shpreh një nxënëse.
 
Nga Ambasada e parë e fëmijëve në botë “Megjashi” thonë se shërbimet profesionale duhet të dalin në terren për të parë gjendjen reale, sepse ata  janë mjeti më i fuqishëm në sistemin arsimor dhe është ndërmjetësues mes shkollës, nxënësve dhe prindërve. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI