Maqedoni
Zgjedhjet presidenciale 2024, Vankovska, takim me banorët e Karposhit: Kemi nevojë për Kushtetutë sociale, e jo etnike
11.04.2024 14:07
Kandidatja për presidente nga “E Majta”, Biljana Vankovska, prezantoi programin e saj zgjedhor presidencial...

Kandidatja për presidente nga “E Majta”, Biljana Vankovska, prezantoi programin e saj zgjedhor presidencial para banorëve të komunës së Karposhit. Ajo para tyre tha se nëse qytetarët duan dinjitet, në këto zgjedhje nuk kanë të drejtë të gabojnë, por në ditën e zgjedhjeve presidenciale duhet të gjithë të shfrytëzojnë të drejtën e votës. Vankovska duke përsëritur programin zgjedhor përsërit se vendi nuk ka nevojë për ndryshime kushtetuese, por për Kushtetutë të re civile.
“Më në fund erdhi koha për Kushtetutë të re në vend. Kushtetutë bashkëkohore, ashtu siç do ta paramendojmë ne për veten tonë si shoqëri politike, si qytetar. Si shoqëri e cila nuk do jetë e ndarë sipas kuotave etnike, me oligarki dhe etnotribalizëm, por një Kushtetutë sociale, e bazuar në parimet e drejtësisë së klasës shoqërore dhe mundësive të barabarta, sidomos për të rinjtë dhe fëmijët. Dhe kuptohet gjithçka që bën pjesë në termin shtet social, e gjitha ajo që në fakt është plaga më e madhe në këtë shoqëri. Mendoj se kësi lloji themeli vendosim në shoqëri, më pas gjithçka do të lëvizë në atë drejtim, kuptohet gjithmonë duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet.”, - deklaroi kandidatja për presidente e partisë “E Majta”, Biljana Vankovska.
Ajo edhe para banorëve të komunës së Karposhit tha se është e nevojshme nisja e procedurës për daljen nga NATO-ja. Këtë kërkesë për dalje nga NATO-ja, kandidatja për presidente e “Së Majtës”, Vankovska, e sheh të arsyeshme, pasi siç thotë, Maqedonia e Veriut është vendi i varfër, ndërsa ndan mënjan mjete financiare për financimin e luftërave të të tjerëve, ndërsa kjo edhe më shumë varfëron vendin.
SANIJE DURAKU
