Ekonomi
Raporti i Bankës Botërore për RMV-në, zhvillim i vogël i BPV-së, inflacioni bie ulët
11.04.2024 15:04
Zhvillim të ulët ekonomik, investime të pamjaftueshme në infrastrukturë, ngërç të potencialit prodhues janë vlerësimet...

Zhvillim të ulët ekonomik, investime të pamjaftueshme në infrastrukturë, ngërç të potencialit prodhues janë vlerësimet kryesore të Bankës Botërore për Maqedoninë e Veriut. Sipas këtij institucioni ndërkombëtar financiar, çdo i dyti në vendin tonë nuk arrin t’i mbulojë shpenzimet mujore. Prognozojnë që këtë vit të shënohet zhvillim i dobët ekonomik, ndërsa rritja e çmimeve të bie me tempo të ngadalshme.
“T’i afrohemi nivelit të të hyrave të BE-së, nivel i cili tash është përafërsisht 40% e mesatares së BE-së. Agjenda për reforma strukturore po bëhet edhe më kritike, me qëllimin që të ringjallet zhvillimi në Ballkanin Perëndimor dhe të lëvizim më shpejt drejt standardeve më të mira dhe më të qëndrueshme.”, - deklaroi Masimilijano Pauluço nga Banka Botërore.
Nga Banka Botërore shohin edhe mungesën e uljes së çmimeve të shërbimeve, që në analizat e tyre është komponentë kryesore e inflacionit bazë dhe rritjes së deficitit.
“Vendi i vetëm që nuk përfitoi nga zhvillimi është Maqedonia e Veriut. Shohim zhvillim të ngadalshëm në këtë vend, kështu që të hyrat për arsyen e zhvillimit të ngadalshëm nuk janë në nivel të asaj që u planifikua. Njëherit shohim edhe rritje të deficitit.”, - theksoi Sanja Maxhareviq nga Banka Botërore.
Stagnim më i madh i rënies së çmimeve shënohet tek prodhimet ushqimore dhe energjia elektrike, që pengojnë gjithashtu uljen e inflacionit, vlerësojnë ekonomistët e Bankës Botërore.
“Ky kthim i ngadalshëm në normalitet, tek ne rezulton nga efekti i shkallës së dytë të inflacionit. Nëse në fillim udhëhiqej nga çmimet e ushqimit dhe energjisë, tash kjo rritje zhvendoset në vet prodhimin, në çmimet e larta të prodhimit, pra prodhime që shfrytëzojnë inpute të këtilla, shembull, sikur energjia që shfrytëzohet për prodhimin e çdo produkti, por edhe shërbimet tani kanë më shumë kosto.”, - u shpreh ekonomistja në Bankën Botërore, Joana Maxhovska.
Banka Botërore na sugjeron që t’i kthehemi bujqësisë dhe traditës së shtetit eksportues të mallrave e jo importues, sidomos pemëve dhe perimeve, që njëkohësisht konsiderojnë se kthejmë burimin e punësimit.
NERMIN MULAKI FEZULLAHU
