Botë

Rritet dhuna në El Salvador, më shumë se 40 të vdekur vetëm brenda 1 jave

08.04.2015 16:38

Më shumë se 40 persona kanë humbur jetën në incidente të dhunshme në El Salvador vetëm gjatë kësaj jave, e cila e ka bërë muajin më të dhunshëm në 5 vitet e fundit...

Autoritetet kanë raportuar se grupet kriminele kanë rritur sulmet e tyre ndaj forcave të sigurisë në këtë vend me 481 vrasje të regjistruara vetëm në muajin mars.
 
12 persona kanë vdekur vetëm të martën, duke përfshirë edhe numrin e viktimave të grupeve kriminele, i cili është 7.
 
Të hënën 20 persona u vranë, në mesin e të cilëve dy policë dhe tre të rinj.
 
Ky numër shtoi numrin e viktimave policë në 19. Në vitin 2014, 39 policë mbeten të vrarë gjatë përleshjeve me këto grupe.
 
Analistët politik të vendit nënvizojnë se mënyra e vetme për t’i dhënë fund dhunës është nëpërmjet aksioneve.
 
"Gjyqësia nuk është duke arritur të bëjë asgjë në këtë drejtim, asgjë nuk mund të shpëtojë, edhe drejtësia. Është e patjetërsueshme të veprohet me forca të mëdha dhe në fund të priten rezultatet se kush do të fitojë në këtë betejë, njësoj sikur edhe që ishte gjatë luftës civile të cilën e kishim”- deklaroi analisti politik, dr. Hector Hernandez Turcios.
 
Një armëpushim në mars të vitit 2012, i arritur në mes të bandës “Mara Salvatrucha” dhe bandës së “Rrugës 18”, ka rezultuar në zvogëlimin e numrit të vdekjeve të dhunshme në ditë nga rreth 14 deri në pesë.
 
Megjithatë, në fund të vitit 2013 bandat i kanë intensifikuar sulmet e tyre kundër forcave të sigurisë dhe bandave rivale, të cilat nga fillimi i vitit 2015 numri i vdekjeve të dhunshme në El Salvador rezultoi të shënojë më shumë se 14 viktima në ditë.
 
LEUNORA KALIQI