¼ e Ligës së Kampionëve, dominuan skuadrat spanjolle

11.04.2024 16:16

Një ndeshje tjete interesante me përmbysje të rezultatit kanë luajtur PSG dhe Barcelona...

Një ndeshje tjete interesante me përmbysje të rezultatit kanë luajtur PSG dhe Barcelona e cila ishte e vlefshme për ¼ e finales së Ligës së Kampioënve. Në stadiumin e stërmbushut “Parku i Princërve” në Paris, në fund me rezultatin 3:2 fitores iu gëzua Barcelona. Katalanasit të parët avansuan me golin e Raphinha në minutën e 37, por në fillim të pjesë së dytë pasoi përmbysja e parë e rezultatit. Ousman Dembele dhe Vitinha, shënuan për 2:1 në minutën e 48 dhe 51-të. Barcelona kishte kundërpërgjigje, ashtu që Raphinha, në minutën e 62-të shënoi për 2-2, ndërsa rezultatin përfundimtar 3:2 për Barcelonën e vendosi Christensen në minutën e 77 të ndeshjes. 
 
"Nuk është se Parisi nuk është favorit. Parisi luajti një lojë të shkëlqyer. Në përgjithësi jam shumë krenar për ekipin. Mendoj se është koha që tifozët e Barcelonës të ndjehen krenarë. Është një fitore e madhe do të thoja kundër një prej skuadrave më të mira në botë, sepse të shtypin, kanë variacione nga jashtë. Është shumë e vështirë të mbrohesh. Jemi në gjysmë të rrugës atje, por  duke luajtur në këtë mënyrë kemi gjasa të shkojmë në ½ finale. Do të jetë shumë e vështirë edhe në Barcelonë.”, tha trajner i Barcelonës, Xavi Hernandez.
 
“Është e qartë se të gjitha disfatat lëndojnë dhe mërzitin dhe mendoj se loja ka pasur ulje-ngritje, do të thoja që në pjesën e parë e nisëm mirë, duke dominuar lojën, duke kontrolluar. Ne kishim probleme kur shtypnim një ekip me shumë cilësi dhe kjo kishte zgjidhje të  mira për shumë nga situatat e presionit. Ndryshuam disa gjëra dhe e kthyem lojën, por kundërshtari sërish  ia doli të rimëkëmbet dhe tna lëndojë. Por me një lojë të mrekullueshme, nga vija e dytë na dha golin dhe tre-dy. E në fund rezultati është negativ për ne.”, tha trajner i PSZH-së, Luis Enrique.
 
Në ndeshjen e dytë Atletico Madrid në terren vendas me rezultatin 2:1 e mundi Borussia Dortmund. Ndeshjen e kthimit në program janë me 16 prill. (Gazetar Safet Ademi)