Europa League, dy shqiptar në fushat e lojës

11.04.2024 16:20

Pas etheve të Champions League të martën e të mërkurën...

Pas etheve të Champions League të martën e të mërkurën, tani radha është e turneut të dytë prestigjioz europian për klube. Sonte në darkë, do të luhen katër ndeshje të vlefshme për fazën çerekfinale të Europa League. Në këto ndeshje në fushën e lojës do zbresin dy futbollist shqiptar. Bayer Leverkusen me Granit Xhakën pret në shtëpi anglezët e West Ham.
 
“Aspirinat” në historinë e tyre 119 vjecare, kanë vetëm një trofe në futbollin gjerman, ndërsa në evropë në vitin 2002 luajtën një finale. Anglezët vitin e kaluar fituan Ligën e Konferencës. Atalanta e Berat Gjimshitit në ishull do të përballet me Liverpool.Ndeshja më interesante do të jetë ajo mes dy klubeve të mëdha italiane, me Milanin që pret Romën në San Siro. Duke mos i lënë pas, padyshim që edhe dy sfidat e tjera Benfica-Marseille dhe -Atalanta (Gjimshiti) priten të jenë emocionuese. Të gjitha ndeshjet çerekfinale të Europa League do të startojnë në orën 21:00.
 
"Po, sigurisht, ne e njohim shumë mirë Ëest Hamin. Ata kanë shumë përvojë në Evropë. Sezonin e kaluar ata ishin kampionë të Ligës së Konferencës, por edhe në të kaluarën e fundit me rezultate të mira, po, kemi një kundërshtar të fortë. Ne jemi në çerekfinale të kësaj gare dhe ende kemi kujtimin e gjysmëfinales së fundit kundër Romës. Për këtë duhet të luajmë mirë  në të dyja ndeshjet.E kjo është ideja. Ne jemi gati dhe kemi një pritje të madhe dhe jam i sigurt se do të kemi një atmosferë të mrekullueshme në stadiumin tonë. Është hapi i parë, por është një hap i rëndësishëm.", trajneri i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso.
 
“Ështa paksa një ndërtim i hapur. Ne e duam. Fitimi i këtij kompeticioni nuk është diçka personale, është për të gjithë, duhet të rikujtojmë se ku ishim 8 vite më parë, kur humbëm finalen në Basel. Nuk ishte një natë shumë e bukur, por ishte fillimi i një rrugëtimi të madh. Ne e dimë se si është Atalanta. Ata janë të ndryshëm në mënyrën e lojës, nëse e krahasojmë me ekipet e tjera italiane. Ata janë super të disiplinuar, sulmues, kështu që ne duhet të tregojmë më të mirën tonë nëse duam të kualifikohemi për raundin e radhës. Ne nuk mund të mendojmë akoma për finale dhe me të vërtetë duhet të jemi në maksimumin tonë.”, tha trajneri i FC Liverpool, Jürgen Klopp.