NBA, Denver rimerrkreun në perëndim
11.04.2024 16:24
Në kryendeshjen e Perëndimit, e cila vendoste për pozitën e parë në këtë konferencë skuadra e Denverit...

Në kryendeshjen e Perëndimit, e cila vendoste për pozitën e parë në këtë konferencë skuadra e Denverit me rezultatin 116:107 e mundi Minesotën. Në pjesën më të madhe të ndeshjes skuadra udhëtuese kishte një avantazh, ndërsa Denverin në fundit e çerekut të tretë me Jokiç, bëri një seri 9:1, ndërsa në çerekun e fundi sbashku me Marej bënë serinë e dytë positive me 10:0. Kështu Denveri iu gëzua fitores e cila ia siguroi pozitën e parë në Perëndim. Këtyre deri në fund të sezonit të rregullt i kanë mbetur edhe dy nseshje, ashtu që për të dytin vit me radhë pjesën e rregullt ta përfundojnë në pozitën e parë të konferencës së Perëndimit.
Dallas Mavericks në parket mysafir me rezultatin 111:92 e mundën Miami Heat. Me këtë fitore të shënuar në Floridë, Dallasi mori epitetin e skuadrës më të mirë në divizionin “jug perëndimit”. Këta e shënuan fitoren e pestë me radhë dhe të 16 në 18 ndeshjet e fundit, me çrast vërtetuan formën e tyre të shkëlqyeshme. Këta në parket me pikët e shënuara u drejtuan nga slloveni Luka Donçiç që shënoi 29 pikë. Tek Miami me 21 pikë, më I spikatur ishte Tyler Herro.
LA Clippers, pasi siguroi kualifikimin në “play-off”, vendosi të pushojë pesëshen e parë, ashtu që në ndeshjen e dytë me radhë me Phoenix Suns, nuk luajti edhe Tyronn Lue si dhe kroati Zubac. Phoenix e shfrytëzoi këtë dhe shënoi fitore me 124-108,duke siguruar trenin e fundit për të garuar për pozitën e gjashtë në Perëndim. Për këtë pozitë luftojnë me New Orleans, me të cilën kanë fitore të njëjta. Clippers në play-off, ka siguruar përballjen me Dallasin. Kjo do të jetë hera e tretë që në pes sezonet e fundit në “play-off”, të luajnë me këtë skuadër. (Gazetar Amir Duraku)
