Maqedoni

Tetovë, vetëm pak nxënës i bashkëngjiten bojkotit

08.04.2015 16:52

Edhe përkundër paralajmërimeve për bojkot të mësimit nga ana e Plenumit të Shkollave të Mesme, mësimi në Tetovë u zhvillua sot normalisht...

Vetëm nxënësit maqedonas në dy shkolla të mesme, atë ekonomike dhe në gjimnaz, nuk mbajtën mësim. Nxënësit e tjerë zhvilluan rregullisht procesin mësimor.
 
“Në paralelen në gjuhën shqipe nuk kemi pasur ndërprerje në procesin edukativ arsimor në asnjërën nga shkollat e mesme, po ashtu edhe në paralelen në gjuhën maqedonase procesi arsimor zhvillohet normalisht. Në Komunën e Tetovës procesi edukativ arsimor zhvillohet normalisht, pa ndërprerje. Vetëm në mësimin në gjuhën maqedonase, pjesërisht, në përqindje të vogël, kemi një numër të vogël të nxënësve që dje dhe sot nuk kanë hyrë në procesin edukativ arsimor”- deklaroi përgjegjësi për arsim nga Komuna e Tetovës, Amet Qazimi.
 
Sipas Sektorit për Arsim në Komunën e Tetovës, rreth 98% e nxënësve ndjekin procesin mësimor dhe vetëm një përqindje e vogël dje dhe sot i është bashkangjitur bojkotit të mësimit, të thirrur nga Plenumi i Nxënësve të Shkollave të Mesme. 
 
VISAR SADIKI