Maqedoni

Parashikimi imotit

12.04.2024 09:03

Qarkullimi anticiklonar i Azoreve dhe ai afrikan që ka mbërthyer një pjesë të madhe të Ballkanit...

Qarkullimi anticiklonar i Azoreve dhe ai afrikan që ka mbërthyer një pjesë të madhe të Ballkanit dhe jo vetëm prej disa ditësh tashmë do të bëjë që edhe për ditën e sotme mbi vendin tonë të dominojnë kushte të qëndrueshme atmosferike.
 
Moti do të jetë i kthjellët me orë të gjata me diell, ndërsa vranësirat të pakta në formën e reve të mesme dhe të larta kalimtare, kryesisht përgjatë relieveve malore në lindje.Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. 
 
Temperaturat minimale parashikohen jo më të ulëta se 5°C, kjo kryesisht në vendet malore ndërsa vlerat maksimale pritet të arrijnë deri 29°C.
 
Në Shkup moti me diell dhe i ngrohtë, do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 7°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 28°C.