Maqedoni
Zgjedhjet presidenciale, kandidatët për president prezantojnë programet
12.04.2024 09:51
Vijon dita e nëntë e fushatës zgjedhore për zgjedhjet presidenciale....

Vijon dita e nëntë e fushatës zgjedhore për zgjedhjet presidenciale. Kandidatët vazhdojnë me mitingje, debate dhe takime me qytetarët.
Kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, Gordana Siljanovska-Davkova, do ta prezantojë programin zgjedhor para banorëve të Dibrës, Gostivarit dhe Tetovës.
Kandidati për president i mbështetur nga LSDM-ja dhe koalicioni, Stevo Pendarovski, sot do të takohet me qytetarët në Ilinden, Petrovec, Karposh dhe Qendër.
Kandidatja për presidente nga “E Majta”, Biljana Vankovska, do të ketë takime me qytetarët në Kamenicë dhe në Dellçevë. Kandidati për president nga Lëvizja “E di”, Maksim Dimitrievski, sot ndodhet në Demir Kapi, Negotinë, Rosoman dhe Kavadar. Vazhdon karvani i aktiviteteve me kandidatin e “Guximshëm për Maqedoninë”, Stevço Jakimovski.
Kandidati i “Frontit Evropian”, Bujar Osmani, do të vazhdojë me prezantimin e programit të tij në Shkup, ndërsa kundërshtari i tij nga opozita e bashkuar shqiptare “Vlen”, Arben Taravari, është takuar me qytetarë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, e më pas në Tetovë.
