Maqedoni
KShZ-ja me short përcakton renditjen e fletëvotimeve
12.04.2024 10:08
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot pritet të mbajë seancën në të cilën do të hidhet shorti...

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot pritet të mbajë seancën në të cilën do të hidhet shorti për renditjen e fletëvotimeve për zgjedhjet parlamentare të planifikuara për më 8 maj.
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor të miratuara më 1 prill parashikojnë një short të vetëm në KShZ, e cila do të përcaktojë radhën e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare. Kjo do të thotë se radhitja që u përcaktua për kreun e ardhshëm të shtetit do të mbetet edhe për zgjedhjet parlamentare. Kryetari aktual dhe kandidati i LSDM-së dhe koalicionit në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Stevo Pendarovski, do të jetë i pari në listën për zgjedhjet presidenciale. E dyta është Gordana Siljanovska Davkova, kandidate e VMRO-DPMNE dhe koalicionit, i treti është Stevço Jakimovski nga “Guximshëm për Maqedoninë”. I katërti është Bujar Osmani nga BDI, e pesta Biljana Vankovska Cvetkovska nga “E Majta”, i gjashti Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët dhe i shtati është Maksim Dimitrievski, kandidat i “E di”.
Kryetari i KShZ-së, Aleksandar Dashtevski, informoi se partia Alternativa e Re po bën korrigjime dhe lista ende nuk është kompletuar, por theksoi se afatet për korrigjimet që duhet t'i bëjnë partitë janë ende në vazhdim.
