Botë
Tërheqja e investimeve franceze në Shqipëri, Rama takohet me Makronin
12.04.2024 11:04
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Francë me ftesë të presidentit francez, Emanuel Macron....

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet në Francë me ftesë të presidentit francez, Emanuel Makron. Fokusi kryesor pritet të jetë tërheqja e investimeve franceze dhe mbështetja e Parisit brenda BE-së për negociatat.
Prezenca e investimeve franceze në vendin tonë ka pasur një trend rritës duke tejkaluar shifrën e 500 milionë eurove. Zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Francës ka bërë që në vendin tonë të vijnë 111 kompani me pronësi franceze. Në mëngjes është parashikuar një takim pune me bizneset franceze për të diskutuar mundësitë që ofron Shqipëria për investime. Në praninë e Ramës dhe Makronit do të nënshkruhen disa marrëveshje ndërqeveritare dhe memorandume mirëkuptimi mes vendeve.
Gjatë qëndrimit në Paris, Rama do të marrë pjesë edhe në mbledhjen inauguruese të Këshillit të Inovacionit Francë-Shqipëri ku do të jenë të pranishëm edhe operatorë të ndryshëm francezë e shqiptarë në fushën e inovacionit.
