Maqedoni

Zgjedhjet presidenciale 2024, Siljanovska tubim në Kërçovë

12.04.2024 13:31

Gordana Siljanovska Davkova, kandidate për presidente e VMRO – DPMNE-së..

Gordana Siljanovska Davkova, kandidate për presidente e VMRO – DPMNE-së, para kërçovarëve u betua se do të bëjë gjithçka që nuk ka bërë presidenti Pendarovski në mandatin e tij. Premtoi se do të hapë zyrë presidenciale të popullit në Kërçovë, do t’i shpeshtojë paraqitjet në Kuvend duke adresuar problemet e kategorive të rrezikuara, do të kërkojë konsensus për interesat kombëtare, si dhe do të angazhohet në krijimin e politikave të mira të jashtme. 
 
“Të arrijmë marrëveshje, konsensus për interesat tona kombëtare dhe shtetërore, do t’i lus që së bashku të krijojmë politikë të mirë të jashtme, të mos shkojmë dhe këndojmë me zëra të ndryshëm, por të kemi strategji të konfirmuar për veprim sikurse në bisedimet me BE-në, por edhe me fqinjët do të këshillohem me Qeverinë, do ta kritikoj, do të dorëzoj kritika, megjithatë do t’i lus të dy kokat të mos jenë në duel, por të jenë në duo para se të dalin jashtë shtetit.”, - deklaroi kandidatja e VMRO-DPMNE-së për presidente, Gordana Siljanovska Davkova.
 
Siljanovska tha se do të insistojë në korrigjimin e ligjeve jo të mira për qytetarët, duke mos përjashtuar shfrytëzimin e vetos. Siljanovska premtoi se do të jetë krahë pensionistëve në kërkesat e tyre, të rinjve, personave me nevoja të veçanta, si dhe do të luftojë për një gjyqësor të pavarur.
 
MERAL ISMAILI