Maqedoni
Dita ndërkombëtare e fëmijëve të rrugës, Mustafa: Masa më serioze për ndalimin e lëmoshës
12.04.2024 13:57
Fenomeni i “fëmijëve në rrugë” ende nuk merret seriozisht dhe fakti që çdo ditë jemi dëshmitarë të fëmijëve...

Fenomeni i “fëmijëve në rrugë” ende nuk merret seriozisht dhe fakti që çdo ditë jemi dëshmitarë të fëmijëve që lypin me prindërit e tyre apo me persona të tjerë që mund të mos i kenë as familjarë, tregon nevojën për një përfshirje shumë më të madhe nga organet kompetente, thotë Vaska Bajramovska-Mustafa, këshilltare shtetërore në zyrën e Avokatit të Popullit. Sipas saj, në vend funksionojnë vetëm tre qendra për përkujdesjen e këtyre fëmijëve, me një kapacitet maksimal prej 24 fëmijësh në një qendër, ndaj nuk mund të përcaktohet numri i saktë i fëmijëve lypës.
“Fëmijët e këtillë në rrezik social që jetën e kalojnë në rrugë, në vend që fëmijërinë ta kalojnë në bankat shkollore me moshatarët e tyre dhe t’i ndërrojnë zakonet e tyre të jetesës, munden lehtë të manipulohen, të bëhen viktima të keqpërdorimeve të ndryshme, si dhe viktima të trafikimit me fëmijë.”, - deklaroi këshilltarja në zyrën e Avokatit të Popullit, Vaska Bajramovska-Mustafa.
Zëvendës avokatja e Popullit thotë se duhet gjetur zgjidhje të përhershme për këtë kategori të qytetarëve.
“Hulumtimi ynë tregon se gjendja e rëndë materiale, gjendja e rëndë socio-ekonomike që jetojnë këto familje, është nja nga arsyet kryesore që këta fëmijë dalin të kërkojnë lëmoshë në rrugë.”, - theksoi këshilltarja në zyrën e Avokatit të Popullit, Vaska Bajramovska- Mustafa.
Nga zyra e Avokatit të Popullit kërkojnë nga Institucionet kompetente që më seriozisht të merren me evidentimin e fëmijëve në rrugë. Këto komente u bënë me rastin e 12 Prillit - Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve të Rrugës.
VLORA LATIFI TOPOJANI
