Maqedoni

Zgjedhjet presidenciale 2024, Osmani: Partneritet dhe dialog strategjik me ShBA-në

12.04.2024 14:14

Kandidati për president i “Frontit Evropian”, Bujar Osmani, prezantoi zotimin për partneritetit dhe dialogun...

Kandidati për president i “Frontit Evropian”, Bujar Osmani, prezantoi zotimin për partneritetit dhe dialogun strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas tij, mbrapa çdo suksesit tonë të përbashkët qëndron ShBA-ja dhe se ata janë arsyeja që shteti jonë sot është stabil, multietnik, funksional, anëtare e NATO-s, me zhvillim ekonomik dhe në rrugë për anëtarësim në BE. Osmani tha se si president do të formojë një bord ndërkombëtar të përbërë nga ShBA-ja, BE-ja dhe NATO-ja për certifikimin e bartësve të funksionit publik, në drejtim të përfaqësimit të interesit rus dhe korrupsionit.
 
“Duke qenë se në programin tim zgjedhor kam definuar rolin e presidentit si busull e orientimit gjeostrategjik dhe si kreator i konsensusit shtetëror, busulla ime do të jetë e orientuar drejt Uashingtonit dhe një prej konsensuseve më të rëndësishme shtetërore do të jetë arritja e konsensusit për partneritetin më të afërt me ShBA-në. ShBA-ja është e paalternativë sa i takon sigurisë sonë, sa i takon harmonisë sonë brendaetnike dhe sa i takon marrëdhënieve ndërfqinjësore dhe ambicieve tona euroatlantike. Nuk ka gjë më të rëndësishme se të jeni në afërsi të ngushtë me ShBA-në dhe vlerat e tyre.”, - theksoi kandidati për president nga "Fronti Evropian", Bujar Osmani. 
 
 
Osmani tha se kanë nisur procesin për heqjen e vizave për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të zotohet që deri në fund të mandatit, qytetarët të udhëtojnë pa viza. Theksoi se nuk do të mungojë as bashkëpunimi kulturor dhe tregtar me të gjitha shtetet e ShBA-së. Potencoi se ndryshimet kushtetuese janë më se të nevojshme pasi ato na sjellin bashkëjetesë, integrim evropian dhe ekonomi të fortë.
 
FLORIJE KAMBERI