Maqedoni

Zgjedhjet presidenciale 2024, Jakimovski: Pensionistët meritojnë më shumë

12.04.2024 14:30

Kandidati për kryetar nga “Guximshëm për Maqedoninë”, Stevço Jakimovski...

Kandidati për kryetar nga “Guximshëm për Maqedoninë”, Stevço Jakimovski, thotë se gjendja e pensionistëve në Maqedoninë e Veriut është në gjendje katastrofike, sepse pothuajse gjysma e pensionistëve janë nën minimumin e nevojshëm që mundëson funksionimin normal të një familje pensionistësh. Jakimovski vlerëson se sistemi i pensioneve nuk duhet prekur, por duhet ruajtur si në maksimum. Asnjë pensionist në Republikën e Maqedonisë, gjegjësisht asnjë familje pensionist nuk mund të ketë më pak se 25.000 denarë, vlerëson Jakimovski. 
 
“Nëse bëjmë boshllëqe në sistemin pensional dhe politika të gabuara me të, do të thotë që për 20 vite nuk do të mund të paguajmë pensionet, por për këtë arsye te pensionistët mund të ndërhyhet me masat e politikës sociale, dhe kjo do të thotë asnjë pensionist në Republikën e Maqedonisë, gjegjësisht asnjë familje pensionisti nuk guxon të ketë pension më pak se 25 mijë denarë. Kjo do të thotë se nëse një familje ka pension prej 18 mijë denarë deri në 25 mijë denarë, nga mbrojtja sociale do të marrë edhe 7 mijë denarë. Nëse në ndërkohë edhe anëtari i dytë i familjes bëhet pensionist dhe ai tani ka një pension prej 15-20 mijë denarë, kjo do të thotë se këto 7 mijë denarë do t'i jepen dikujt tjetër, pasi kjo familje ka rreth 38 mijë denarë pension.”, - deklaroi kandidati për president, Stefçe Jakimovski.
 
Jakimovski shprehet se me këto masa duan të përmirësojmë në mënyrë drastike jetën e pensionistëve, që çdo familje pensioniste të funksionojë normalisht. Në dimër të jetë në gjendje të ngrohë normalisht dhomën në të cilën jeton, të sigurojë ilaçe për veten e tij, për burrin ose gruan e tij, por në të njëjtën kohë të jetë në gjendje të përballojë të gjitha shpenzimet e jetesës së një familjeje në pension, thotë Jakimovski. 
 
SANIJE DURAKU