Maqedoni

Tetovë, gjuajtja me armë, vazhdon kërkimi i dy personave

12.04.2024 15:15

Vazhdon ende kërkimi...

Vazhdon ende kërkimi për dy personat që mbrëmë rreth mesnatës, nga një makinë në lëvizje në rrugën e Ilindenit, gjuajtën me armë zjarri në drejtim të një shtëpie në Tetovë.

Për fat të mirë nga kjo gjuajtje nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia e Tetovës ka informuar se pak pasi ndodhi rasti, gjatë kërkimit për gjuajtësit, është gjetur makina e tipit “Ëolksfagen Polo”, e cila u përdor gjatë gjuajtjes, ndërkohë e njëjta, dy orë më herët, ishte raportuar se iu është marrë nën kërcënim të armës dy personave nga Tetova.

“Rreth orës 1e 45 minuta, polic të SPB Tetovë, kanë gjetur veturën e cila dyshohet se  është përdorur nga personat që kanë shtënë me armë zjarri, pra ‘Ëolksfagen Polo’, e cila më vonë ishte konstatuar se rreth orës 22 e 30 minuta ishte raportuar se ishte marrë nën kërcënim me armë zjarri, nga personat F dhe N. A. Nga Tetova. Punohet në zbardhjen e plotë të rastit, pra pjesëtarë të policisë së Tetovës janë duke ndërmarrë masa dhe aktivitete pas çka do të merren edhe masat adekuate” – tha Zëdhënësi i SPB Tetovë, Fatmir Rexhepi.

Nuk dihen arsyjet se përse kanë gjuajtur me armë, por flitet se gjujtja me arrmë ka lidhshmëri me vrasjen muaj më për para Spitalit Klinik të Tetovës. (Visar Sadiki, TVM2)