Prishtinë, 6 vetura janë dëmtuar nga një shpërthim
Mëngjesin e sotëm në rrugën “Zekirja Cana” në Prishtinë....

Mëngjesin e sotëm në rrugën “Zekirja Cana” në Prishtinë ka ndodhur një shpërthim, ku siç bën të ditur policia, për pasojë gjashtë vetura janë dëmtuar, ndërsa nuk ka pasur të lënduar. Sipas Policisë, rezultatet e para sugjerojnë që mjeti shpërthyes ka qenë granatë dore.
“Rreth orës 07:00 është pranuar informata për një shpërthim në rrugën “Zekirja Cana” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para bëhet e ditur se si pasojë e shpërthimit nga fragmentet e mjetit shpërthyes, gjashtë vetura janë dëmtuar, përderisa nuk raportohet për pasoja në njerëz.”, njofton policia e Kosovës, e cila vijon me ndërmarrjen e veprimeve për ndriçimin e rrethanave që lidhen me shpërthimin.
Edhe Prokurorinë Themelore në Prishtinë në koordinim me policinë po ndërmerr veprime hetimore, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtij rasti, si dhe identifikimit të dyshuarve. (Gyltene Sinani, TVM2)
