Ukraina me kërkesë: OSBE-ja të pezullojë bashkëpunimin me Rusinë
Pas një sërë sulmesh të ashpra..

Pas një sërë sulmesh të ashpra në sistemin elektrik të Ukrainës, Ukraina i kërkoi OSBE-së të pezullojë bashkëpunimin me Rusinë, për shkak të përpjekjeve terroriste ruse për të shkatërruar termocentralet dhe hidrocentralet e Ukrainës.
Zelenski nga Lituania u bëri thirrje liderëve evropianë që të fillojnë negociatat për pranimin e Ukrainës në BE në qershor.
“Qershori është koha kur do të jetë e drejtë të nisin negociatat për anëtarësimin e Ukrainës në BE. Ky sinjal është i nevojshëm në mënyrë që Putini të mos tundohet të mendojë se Evropa po tregon dobësi.”, - deklaroi presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
Rusia, nga ana tjetër, ka një mesazh për vendet perëndimore - përgatituni për kapitullimin e Ukrainës. Është e justifikuar se qëllimi i sulmit ndaj sistemit energjetik është "çmilitarizimi" i Ukrainës, pretendon Putini.
“Kohët e fundit kemi parë një sërë sulmesh në infrastrukturën tonë energjetike. Për arsye humanitare, ne nuk kemi kryer asnjë sulm gjatë dimrit, por pas një sërë sulmesh në infrastrukturën tonë energjetike, ne u desh të hakmerreshim.”, - theksoi presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin.
Derisa Zelenski po i mbështet të gjitha shpresat e tij në konferencën e paqes në Zvicër, Putini ka paralajmëruar se Moska nuk do të pranojë asnjë marrëveshje të detyruar. (Fitore Demolli, TVM2)
