Universiteti “Shën Qirili dhe Metodi” prezanton programet e reja studimore

12.04.2024 18:25

Universiteti “Shën “Qirili dhe Metodi” hapi dyert...

Universiteti “Shën “Qirili dhe Metodi”  hapi dyert për gjimnazistët. Në ditën e hapur u prezantuan  programet  studimore dhe mundësitë që ofron kampusi universitar. Rektorja Biljana Angellova, studentëve të ardhshëm u rekomandoi të mësojnë jo vetëm për notim, por për të përfituar njohuri. 

“Mbani mend se suksesi nuk do t’ju servohet në pjatë të argjendtë, suksesi meritohet me punë dhe përkushtim, por edhe me gatishmëri që të pranohet mossuksesi para së gjithash si leksion për realizimin e qëllimeve më të larta.”, - deklaroi rektorja në Universitetin “Shën Qirili dhe Metodi”, Biljana Angellova.

Interesi i studentëve këtë vit do të shquhet për shkencat shoqërore, por edhe për  shkencat kompjuterike.

“Ne jemi të kënaqur jo vetëm nga interesimi për këtë vit, por edhe viteve të kaluara. Unë besoj se edhe këtë vit do t’i plotësojmë kuotat edhe për studentët që do të vetëfinancohen, por edhe për studentët me korrespodencë.”, - theksoi dekani i Fakultetit Ekonomik, Predrag Tërpevski.

Disa nga studentët kanë përcaktuar se çka do të studiojnë, të tjerët për këtë do të vendosin pasi t’i shohin ofertat e fakulteteve.

“Kam vendosur të studioj në fakultetin juridik. Kam vendosur të qëndroj këtu, prandaj kam zgjedhur Universitetin “Shën Qirili dhe Metodi”.”, - tha një nxënës.

“Do ta kisha zgjedhur psikologjinë, por ende po shqyrtoj opsionet tjera, pse jo edhe turizmin si degë atraktive.”, - u shpreh një nxënës tjetër.

Edhe euroambasadori Dejvid Gir potencon se programet studimore duhet të përshtaten me trendet botërore.

“Sistemi arsimor duhet të jetë  fleksibil  dhe në rrjedhë me kërkesat e tregut. Ne në Evropë punojmë me autoritetet dhe studentët që të vërtetojmë se cilat janë aftësitë kyçe që u nevojiten të rinjve dhe si ata të inkuadrohen drejt këtyre trendeve.”, - u shpreh ambasadori i BE-së në RMV, Dejvid Gir.

Universiteti “Shën Qirili dhe Metodi” në vitin e ri akademik do të pranojë mbi 10 mijë studentë, ndërsa interesim më të madh këtë vit pritet edhe për studimin e shkencave tekniko-teknologjike. (Flutura Latifi, TVM2)