Infantino – “Botërori 2030” do të jetë i veçantë

12.04.2024 18:34

Botërori i futbollit i cili do mbahet në vitin 2030, kur shënohet edhe 100 vjetori i mbajtjes së botërorit të parë të futbollit do të jetë i veçantë. Ai do të zhvillohet në tre kontinente dhe gjashtë shtete......

Kupa e Botës FIFA 2030, e cila do të shënojë edhe njëqindvjetorin e Botërorit të parë të mbajtur në Uruguaj, do të jetë diçka e veçantë dhe e paparë më parë, zbulon njeriu i parë i FIFA-së, Gianni Infantino.

Sipas fjalëve të tij, botërori i cili do të zhvillohet në tre kontinente dhe në gjashtë vende, do të përdoret për t'i kujtuar botës të gjitha kampionatet e kaluara.

“Kupa e Botës FIFA 2030 do të jetë gjithashtu diçka e veçantë. Do të jetë diçka unike, do të jetë Kupa Botërore e 100-vjetorit të FIFA-s, do të jetë Kupa e Botës që do të bashkojë vërtet botën. Ne gjithmonë themi se futbolli është magjia , forca për të bashkuar njerëzit në çdo cep të botës me të njëjtin emocion. Kur filluam të flasim për vitin 2030, për mua ishte e qartë se duhej të mendonim për diçka të veçantë. Sepse ne duhet të kujtojmë historinë, - është shprehur Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Sipas planit të FIFA-së, më shumë ndeshje  të botërorit të 2030-tës, do të luhen në Marok, Spanjë dhe Portugali, ndërsa ndeshja e parë e botërorit do të luhet në Uruguaj. Argjentina dhe Paraguai, ndeshjet e para do ti luajnë në terren vendas.