NBA, Njujorku mund Bostonin

12.04.2024 18:51

Basketbollistët e Njujorkut e mundën Bostonin....

Basketbollistët e Njujorkut e mundën Bostonin dhe kanë ruajtur gajsat për pozitën e dytë në konferencën e Lindjes.

Skuadra e Neë York Knicks pas fitores në transfertë me 118-109 ndaj Boston Celtics, është përforcuar në pozitën e tretë të Konferencës së Lindjes.

Në dy ndeshje para përfundimit të pjesës së rregullt Neë York, me përpjestimin  fitore – humbje 48-32, e mban pozitën e tretë, skuadra e dytë është Milëaukee Bucks me 49-31 ende është I arritshëm dhe nga pozita e katërt këtyre dy skuadrave pozitat ua rrezikon Cleveland Cavaliers me 47-33.

Krahas faktit që Bostnon Celtics, e humbën ndeshjen e dytë me radhë, këta me përpjestimin 62-18 edhe më tej janë skuadra më e mirë në tërë ligën e NBA-së.

Skuadra e Utah me rezultatin 124:121 e mundi Houston dhe ajo që është më interesante të dyja këto skuadra në këtë sezonë nuk do të luajnë në balotazh.

Utah ka përpjestimin fitore – humbje “30-50”, ndërsa Houston kanë përpjestimin “39-41”.

Utah me këtë fitore i ka dhënë fund serisë prej 13 humbjeve.

Basketbollistët e Chicago, në përballjen me Detroit, iu kanë gëzuar fitores me rezultatin 127:105, me ç’rast “Pistonsës”, kanë baarzuar rekordin negative të klubit me 67  humbje në një sezonë që e kishin shënuar në sezonin 1979/80.

"Dabëll-dabëll" në fanellën e skuadrës vendase me 20 pikë e 11 asistime, kishte Markus Saser, ndërsa në fanellën e skuadrës fituese  me 39 pikë të shënuara më i spikatur ishte Demar Derozen.


Rezultatet, NBA:

Boston - Neë York 109-118

Utah - Houston 124-121

Portland - Golden State 92-100

Detroit - Chicago 105-127

Sacramento - New Orleans 123-135