LPFM rikthehet këtë fundjavë me disa superpërballje
Skuadrat elitare rikthehen në aksion...

Skuadrat elitare rikthehen në aksion këtë vikend me ndeshjet e xhiros së 27-të. Ky vikend parashikohet të jetë i “nxehtë” pasi tashmë garat në LPF të Maqedonisë kanë hyrë në fazën përfundimtare dhe më të zjarrtë.
Xhiroja e 27-të, nis të shtunën pasdite, ku do të kemi tri ndeshje përballen Shkupi – Makedonija Gj.P, ndeshje kjo që pritet të prodhojë duel joshës pasi që pikët janë të rëndësishme për të dyja skuadrat.
Këtë ndeshje ku Shkupi, luan për titull kampioni, ndërsa mysafirët luajnë për mbijetë do ta ndiqni në tranmetim direkt në TVM.
Voska në transfertën e Strumicës, do kërkojë pikët e ikjes nga balotazhi, ndërsa në derbin e mesit të renditjes Gostivari do përballet me Tikveshin.
Ndërkaq, tre duelet e tjerë kësaj xhiro, luhen të dielën pasdite, ku në derbin lokal ballafaqohen Rabotniçki –Vardari.
Në garën për mbijetesë pikët janë të rëndësishme për të dyja skuadrat dhe këtë derbi mund ta ndiqni po ashtu në TVM.
Kampioni në fuqi Struga luan me “fenrxhiun” Bregallnicën, ndërsa Shkëndija në Tetovë do përballet me Sileksin.
Të gjitha ndeshjet do nisin në ora 15:00.
LPFM – Java e XXVII
E shtunë
FC Shkupi (TVM) Makedonija Gj.P
Brera - Voska Sport
Gostivari – Tikveshi
E dielë
Rabotnicki (TVM) Vardar
Struga TL - Bregalnica
Shkëndija - Sileksi
