Maqedoni

“Puç”, Verushevski sërish në prokurori

08.04.2015 17:49

I dyshuari i parë në rastin "Puç", Zoran Verushevski, është paraqitur sërish para prokurorit që të japë deklaratë...

Avokati i tij, Angele Ilievski, tha se në dëshmitë e paraqitura deri tani kundër Verushevskit nuk ka asnjë fjalë nga teza e shërbimeve të huaja.
 
Para marrjes në pyetje, avokati tha se nuk mund të precizonte nëse do përfundojë procesi i dhënies së deklaratës së shpejti.
 
“Akoma nuk kemi shërbime të huaja apo shtet të huaj, i cili është shfrytëzues potencial i informacioneve të cilat i ka poseduar Verushevski. Sipas mendimit të cilin mund të mos e ndajnë të tjerët, hetimi nuk ka bazë”- deklaroi avokati i mbrojtjes, Angele Ilievski.
 
Në rastin “Puç”, përveç Verushevskit, procedurë penale prokuroria po zhvillon edhe ndaj Sonja Verushevskës dhe liderit të opozitës, Zoran Zaev.
 
NAIM RAMADANI