Botë
Qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë, 9 muaj kalim të kufirit pa kontrolle në Morinë
13.04.2024 18:12
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla dhe ai i Shqipërisë, Taulant Balla...

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla dhe ai i Shqipërisë, Taulant Balla, kanë nënshkruar marrëveshjen për lehtësimin e procedurave të kalimit në pikën e përbashkët kufitare Morinë/Kukës.
Minsitri Balla tha se periudha e përfshirë është nga 1 maj deri më 30 shtator dhe nga 1 nëntori deri më 28 shkurt.
“Përmes këtij nënshkrimi të këtij protokolli të ri, ne do të mundësojmë lehtësimin e procedurave të kalimit, të verifikimit kufitar në pikën e përbashkët Morinë – Kukës për të gjithë periudhën 1 Maj – 30 Shtator dhe 1 Nëntor – 28 Shkurt, pra 9 muaj gjithsej në vit, në ndryshim nga protokolli në fuqi që parashikonte 4 muaj, konkretisht vetëm 1 Qershor deri në 30 Shtator”, u shpreh Taulant Balla nga MPB i Shqipërisë.
Ndërsa minsitri I Kosovës Sveçla deklaroi se po punohet që qytetarët të mos ndjejnë asnjë kufizim në pikat kufitare.
“Tash tre vite falë vullnetit të dy qeverive, falë punës së pa lodhshme të dy misnitrive por edhe policinë respective ne në vazhdimsi po thellojmë bashkëpumnimin. Në vazhdimsi jemi të vendosur dhe të uritur për më shumë në mëynrë që sa më mire tu shërbejmë qytetarëve tanë por edhe të jemi sa më efikas në luftimin e krimit në vendet tona dhe krimit që përfshinë vendet tona”, theksoi Xhelal Sveçla nga MPB i Kosovës.
Dy minsitrat shprehën gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit edhe me marrveshje tjera që qytetarët të mos ndjejnë asnjë kufizim derisa kalojnë kufijt e dy vendeve.
SANIJE DURAKU
