Botë
Sarrazin, nuk përkrahim asociacion me që dëmton Kosovën
13.04.2024 18:30
Gjermania kurrë nuk do të përkrah ndonjë formë të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe...

Gjermania kurrë nuk do të përkrah ndonjë formë të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe që minon integritetin e Kosovës, ka dekaruar i ngarkuari i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Por sipas tij, moskrijimi i Asociacionit nuk e çon Kosovën drejt BE-së.
“Të gjithë e dinë se shumë vende mosnjohëse brenda BE-së shikojnë nga Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe, por unë nuk mund t’iu them se çfarë do të bëjnë ata, nëse kjo kryhet ose jo, sepse nuk është puna ime. Gjermania njeh Kosovën, por, edhe ne jemi të bindur se kjo është gjëja e duhur të bëhet, veçanërisht tani dhe të shkohet më tej. Mund të keni besim tek Gjermania, ne kurrë nuk do të përkrahim ndonjë formë të Asociacionit që minon integritetin e Kosovës, por, moskrijimi i Asociacionit nuk çon drejt BE-së”, deklaroi Sarrazin.
Ndërkohë pavarësisht thirrjeve të Listës Sërbe për bojkotim të zgjedhjeve, votimi për shkarkimin ose jo të kryetarëve shqiptarë të komunave në veri do të mbahet më 21 prill.
