Maqedoni

Dimitrievski tubim në Prilep, nuk do të gjunjëzohem nga presioni i fqinjëve

14.04.2024 15:27

Kandidati presindecila nga Lëvizja E Di, Maksim Dimitrievski ka vazhduar fushatën në Prilep...

Kandidati presindecila nga Lëvizja E Di, Maksim Dimitrievski ka vazhduar fushatën në Prilep, ku ka deklaruar se vendit i nevojitet opsion i tretë dhe presidnet i popullit. Sipas Dimitrievskit këto zgjedhje janë të një rëndësie të veçantë për atë se nga dhe si do të lëvizë Maqedonia në të ardhmen, a do të mbetemi zotërues i asajë që është e jona, apo do të shitet ajo që ka mbetur nga shteti.
 
Maqedonai duhet të jetë shoqëri multi etnike, e popullit maqedonas dhe të gjithve që jetojnë këtu. Si president nuk do të lejojë që maqedonasi të jetë qytetarë i rendit të dytë, ndrsa fqinjët të na kushtëzojnë për inkuadrim në BE, theksoi dimitrievski. 
 
“Unë ato që i quajtën administratorë i respektoj, edhe si popull edhe si shtet, por njëherit nuk dëshiroj të gjunjëzohem ndaj presioneve, kërcënimeve, shantazheve duke e shfrytëzuar pozitën e tyre të anëtarësimit në BE, që një Maqedonisë së Vogël të ia bllokojnë rrugën. Ashtu siç ata dëshirojnë të na quajnë vëllezër, le ta dëshmojnë atë dhe ta zhbllokojnë procesin. Në të kundërtën historia po na përsëritet, ndërsa ne maqedonasit do të bashkohemi dhe do të vetë organizohemi sepse nuk na mbetet tjetër”, u shpreh kandidati për presidnet nga Lëvizja E Di, Maksim Dimitrievski.  
 
Dimitrievski njëherit para banorëve të Prilepit shpalosi pjesë nga programi i tij, i titulluar Manifesti për Maqedoninë, ndërsa theksoi se ashtu si në Kumanovë edhe në tër vendin është e mundur të mposhten edhe LSDM edhe VMRO-DPMNE dhe të fitojë opsioni i tretë që e përfaqëson Lëvizja E di. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI