Maqedoni
Osmani me porosi për Siljanovskën, 61 deputet për të na përjashtuar është shovenizëm
14.04.2024 15:45
Kandidati për president i Frontit Evropian Buajr Osmani ka vazhduar fushatën në Ohër, Prespë...

Kandidati për president i Frontit Evropian Buajr Osmani ka vazhduar fushatën në Ohër, Prespë dhe Manastir ku ka kërkuar mbështetje për kandidaturën e tij. Duke folur para të pranishmive në Ohër, Osmani theksoi se krijimi i Frontit Evropian është gjëja më e rëndësishme që ka ndodhur pas Marrveshjes së Ohrit. Osmani nga Ohri me porosi për kundër kandidaten nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska Davkova.
“Kemi një parti politike që kërkon 61 deputet për të na përjashtuar ne nga vendim marrja. Unë sod i dhash një porosi kundër kandidates time Gordana Siljanovska. Bile ja përkujtova Kodin penal, i cili thot në shtetet multietnike, të kërkoni 61 deputet, për ti përjashtuar shqiptarët, për ti përjashtuar turqit, boshnjakët, romët nga vendimmarrja, nuk është asgjë më pak se shovinizëm i plotë, është etno centrizëm që kërkon prishje të raporteve ndëretnike. Fronti evropian e ofron të kundërtën”, u shpreh kandidati për president i Frontit Evropian, Bujar Osmani.
Të pranishmive në Ohër iu drejtua edhe Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, i cili theksoi se aktualisht para nesh shtrohen çështje të mëdha, me përgjegjësi se ku do të jetë shteti ynë? Me anëtarësimin në NATO vendi forcoi sigurinë nën ombrellën e të gjitha vendeve të demokracive të mirëfillta e të përparuara.
Vendin e kemi në BE, tha Ahmeti duke shtuar se për ta realizuar këtë objektiv, nevojiten ndryshime kushtetuese, që edhe komuniteti bullgar të bëhet pjesë e kushtetutës.
VLORA LATIFI TOPOJANI
