Maqedoni

Zgjedhjet presidenciale 2024, Vankoska takime me qytetarët në Ohër

14.04.2024 16:03

Kandidatja për presidente nga e Majta, Biljana Vankovska, ka prezentuar platformën e saj zgjedhore...

Kandidatja për presidente nga e Majta, Biljana Vankovska, ka prezentuar platformën e saj zgjedhore para banorëve të komunës së Ohrirt.  Ajo gjatë takimit me qytetarët ka treguar se agjenda e saj presidenciale parashikon një iniciativë për miratimin e një Kushtetute absolutisht të re, në kuadër të mandatit të saj.
 
Në vend të kushtetutës etnonacionaliste do të ofroj Kushtetut të re moderne, por edhe nuk do të lejojë përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë ka thënë kandidatja për presidente nga e Majta, Biljana Vankovska.
 
“E dim që publikun bullgar, historiografian e Ohrit e Konsideron biles edhe si djep të bullgarëve. Nga këtu po ju njoftoj se si presidente e mundshëme në  të ardhmen  nuk do të lejoj kurrë përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, sepse në fakt kam një Kushtetutë të re në planin tim, por më duhet të njoftoj se të gjitha ato përralla për efektin e vonuar të ndryshimeve kushtetutëse janë vetëm një kurth në të cilin do të biem njejt si me  Marrëveshjen e Prespës. Dhe ju e dini një term mjekësor për veprim të vonuar është retard, këtë e dimë të gjithë ne që konsumojmë barna me efekt  të zgjatur dhe të vonuar, fjala është retard dhe le ta dinë se çfarë po flasin”, u shpreh kandidatja për presidente nga e Majta, Biljana Vankovska.
 
Vankovska tha se Ohri, qyteti i UNESCO-s, po bëhet qytet i ndërtimeve pa leje, qytet i mosndëshkimit dhe sherifëve vendas që shmangin respektimin e ligjit në marrëveshjet ndërkoalicionesh. Vankovska ishte edhe në Strugë  ku është shprehur se qyteti ka ndryshuar, por edhe se njerëzit ndajnë të njëjtën dhimbje, që është “qeverisja vendore e korruptuar, pushteti qendror i korruptuar dhe sigurisht të rinjtë që po largohen”.
 
SANIJE DURAKU