Maqedoni
Zgjedhjet presidenciale 2024, Siljanovska para banorëve të Karposhit
14.04.2024 16:21
Kandidatja për president nga rradhët e VMRO – DPMNE-së Gordana Siljanovska Davkova...

Kandidatja për president nga rradhët e VMRO – DPMNE-së Gordana Siljanovska Davkova para banorëve të Karposhit inkurajoi gratë që të merren më shumë me politikë, pasi sipas saj vendi nuk duhet të heq dorë nga 50%-shi i mendjes, dijes dhe kreacionit, të cilët do të angazhohen për tia kthyer krenarinë vendit. Për të një ndër prioritetet janë arsimimi kualitativ, andaj paralajmëroi formimin e këshillit për të rinjtë në kabinetin presidencial.
“E para, do ti kthej zyrat e popullit, për tu paraqitur para poullit, jo një herë vetëm në vit para vitit të ri si baba gjysh, por gjithmonë kur do të duhet të adresoj interesat tuaja, do të duhet të di se çfarë shtë ajo që I’u dhemb dhe ju tangon. Shpresoj se një përbërje e përgjegjshme parlamentare do të më dëgjoj. Nëse qeveria propozon ligje që janë në kundërshtim me kushtetutën, fillimisht në mënyrë të kulturuar dhe dinjitoze do t’I paralajmëroj si një femër, dhe më pas do të ngrej veto. Nëse edhe vetoja nuk ka sukses atëherë do të ngrejë inicijativë para gjykatës kushtetuese. Ndërkohë mund të protestoj me qytetarët nëpër rrugë”, u shpreh kandidatja për presidente e VMRO – DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova.
Siljanovska tha se reformat drejt BE-së duhet nisur nga brenda me vendosjen e standardeve, politikave në kufijtë e së drejtës sa i takon zgjidhjes së kontesteve. Njëkohësisht premtoi se në gjykatën kushtetuese, këshillin gjyqëor dhe të sigurisë do të delegojë ekspert të cilët prioritet do të kenë profesionalizimin.
MERAL ISMAILI
