Maqedoni

Zgjedhjet presidenciale 2024, Jakimovski prezenton programin në Prilep

14.04.2024 16:39

Kandidati për president i koalicionit Guximshëm për Maqedonin” Stefçe Jakimovski, gjatë vizitës së tij në Prilep...

Kandidati për president i koalicionit Guximshëm për Maqedonin” Stefçe Jakimovski, gjatë vizitës së tij në Prilep, prezenti 17 shtyllat e programit të tij presidencial. Ai kundërshton ashpër ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në të, gjegjësisht kërkon mbylljen e këti kontesti, por pa u prekur gjyha dhe identiteti I shtetit. 
 
Poashtu Jakimovski shprehet se Maqedonia e Veriut ka nëevoj për reforma thelbësore sidomos në arsim, shëndetësi dhe administratën shtetërore. Ai  kërkon që të gjithë administratorët që nuk janë të sistemur ende të pushohen nga puna. 
 
“Është e papranueshme në shekullin e 21-të të ketë njerëz që  rrin në shtëpi dhe paguhen, ndërkohë që kemi kaq administrat glamuroze  , por praktikisht në pjesët më vitale të sistemit të sigurisë dhe ku ofrohen shërbime të përditshme për qytetarët, nuk kemi mjaftueshëm njerëz. Ata vazhdimisht thonë se kemi mungesë të administratorëve  ndërsa zyrat   janë të mbushura me njerëz që praktikisht nuk kanë punë për të bërë. Prandaj duhet një reformë serioze në administratë, gjegjësisht të gjithë të kenë  një punë, të gjithë të jenë efikas dhe të gjithë të jenë të  dobishëm për  shoqërin, pra ta meritojn rrogën. Dhe të gjithë ata që rrin në shtëpi dhe paguhen duhet të pushohen nga puna”, u shpreh kandidati për president i koalicionit “Guximshëm për Maqedonin” Stefçe Jakimovski.
 
Jakimovski akuzon se vazhdojn përpjekjet për lëkundjen e themeleve të shtetit maqedonas si dhe udhëzimet që maqedonasit përfundimisht të përjashtohen nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë.  Që të mos ndodh paralajmerimi I tij Jakimovski kërkon që qytetarët me 8 maj të japin mbështetje për kandidaturën e tij. 
 
SANIJE DURAKU