Maqedoni

Konflikti Iran - Izrael, MPJ formon shtabin e krizës për evakuim

14.04.2024 16:57

Minstria e Jashtme mëngjesin e sotëm ka formuar shtabin e krizës si pasojë e përshkallëzimiy...

Minstria e Jashtme mëngjesin e sotëm ka formuar shtabin e krizës si pasojë e përshkallëzimit të stituatës midis Iranit dhe Izaelit. Po bëhen plane të evakuiimit të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të cilët janë në shtetet e Lindjes së Mesme.
 
Ministri i jashtëm Bujar Osmani, I cili ndëshkoi sulmin e mbrëmshëm të Iranit ndaj Izraleit, tha se për evakuim në dispozicion përpos ministrisë së jashtme dhe këtyre numrave të kontaktit,  në dispozicion do të jenë ambasadat në Tel Aviv, Kajro, Abu Dabi dhe Katar.
 
"Të gjithë ata që janë në Lindje të Mesme dhe duan të kthehen në shtëpi, të thirin ambasadat tona, të katër ambasadat tona që I kemi në rajon, Tel Avivi, Kajro, Katar dhe Abu Dabi, ose drejtpërdrejtë në ministrinë e jashtme dhe në do të organizohemi për transportin e tyre. Janë dy ruta alternative. Prej Izraelit është aeroporti I Tel Avivit dhe nëpërmjet rrugëve deri në Jordan, pastaj prej Jordanit nëpër rrutat tjera, kah Turqia ose me avion deri në Shkup”, u shpreh Ministri i jashtëm Bujar Osmani.
 
Të dhënat flasin se në Izrael po qëndrojnë 40 deri 50 persona nga Maqedonia e Veriut. Osmani ftoi edhe presidentin Pendarovski të thërasë Këshillin e Sigurisë, pasi eskalimi I situatës në Lindjen e Mesme mund të shkaktojë një valë të re refugjatës të cilët do të përshkonin Maqedoninë e Veriut.
 
KONTAKTET PËR EVAKUIM NGA LINDJA E MESME
Ambasada në Tel Aviv - 972 549 267 378
Telefonat SOS të MPJ-së  075 273 732 dhe 389 268 736
 
MERAL ISMAILI