Maqedoni

Pendarovski vazhdoi fushatën në Tetovë, RMV është shtet i të gjithve, nuk ka qiraxhi

14.04.2024 17:15

Kandidati për presidnet i koalicionit për Ardhmëri Evropian i udhëhequr nga LSDM Stevo Pendarovski...

Kandidati për presidnet i koalicionit për Ardhmëri Evropian i udhëhequr nga LSDM Stevo Pendarovski, nga tubimi në Tetovë ka kërkuar mbështetje për mandatin e dytë presidencial, pasi siç tha ai ka mbajtur premtimet e dhëna për mandatin e kaluar për të qenë presindet i të gjithve, pa asnjë lloj diskriminimi në bazë etnike apo politike.
 
Ai njëherit theksoi se të gjith qytetarët e vendit duhet të ndjehen të barabart pasi shteti është i të gjithve.  
 
“Tetova është qytet ku jetojnë më shum etni, ashtu si edhe në Maqedoni. Është shum me rëndësi që të respektohemi ta udhëheqim shtetin sëbashku, në vend që të zihemi, të revoltohemi, të kacafytemi mes vete dhe të mendojmë vetëm në konflikte dhe mbjelljen e urrejtjes. Më vjen shum mirë që para 22 vitesh edhe në këtë qytet edhe në rajonet që ishin të përfshira me krizën e vitit 2001, isha fizikisht prezent ju sqarova qytetarëve se mënyrë e vetme është të kemi bashkëjetesë produktive. Nëse arrijmë të kuptohemi mes vete dhe nëse secili me të vërtetë është i barabartë, në këtë shtet i cili është shtëpi e përbashkët e të gjithve, në të cilin nuk guxon të ketë pronarë dhe qiraxhinjë apo qiramarrës”, u shpreh kandidati për presidnet i LSDM-së, Stevo Pendarovski. 
 
Pendarovski u ndal edhe te marrëveshjet e arritura me fqinjët nga pushteti aktual, të cilat sipas tij krijuan mundësinë për realizimin e aspiratave për anëtarësim në NATO dhe fillimin e bisedimeve me BE-në.
 
Por për shkak të pengasave nga jashtë si dhe nga ana e opozitës në vend bisedimet me BE-në kanë ngecur tha Pendarovski. 
 
FLUTURA LATIFI