Maqedoni
Taravari tubim në Kumanovë, jemi bashkuar në “VLEN” për fitore
14.04.2024 17:33
Kandidati presidencial i koalicionit “VLEN”, Arben Taravari...

Kandidati presidencial i koalicionit “VLEN”, Arben Taravari, mbrëmjen e së Shtunës në pallatin e Kulturës në Kumanovë mbajti tubim parazgjedhor, ku para qytetarëve prezantoi programin dhe synimet e tij si president i ardhshëm i vendit.
Taravari mes tjerash tha se opozita shqiptare qysh prej vitit 2011 kishte më shumë vota se sa BDI, por që nuk ishin të bashkuar. Jemi treguar fisnik me njëri tjetrin sepse qëllimin e kemi të qartë, ndryshim dhe vetëm ndryshim. Taravari po ashtu theksoi 4 shtyllat kryesore të Programit të tij presidencial, pa mashtrime dhe pa fjalë të kota, ndërsa sipas tij për 22 vite qeverisje, shqiptarët kanë parë vetëm keq-qeverisje.
“Jemi treguar fisnik me njëri tjetrin sepse qëllimin e kemi të qartë ndryhsim dhe vetëm ndryhsim. Nuk ka alternative tjketër në këto zgjedhje. Kështu edhe po tuket situate, ne po I kemi dyert e hapura kudo që shkojmë në Maqedoninë e Veriut, por kudo edhe në Prishtinë edhe në Tiranë. Këtë gjë fatkeqësisht nuk mund ta themi edhe për kundërkandidatin tim, ai i ka mbyllur deren vetes po I dim edhe arsyet.Unë I kam të qart orientimet e mija kombëtare dhe ndërkombëtare, Shqipëria, Kosova, BE-ja, SHBA-ja dhe NATO-ja janë partnered e mi të privilegjuar ”, u shpreh kandidati për president i koalicionit VLEN, Arben Taravari.
Taravari më tej shtoi se entuziazmi dhe përkrahja e madhe nga populli ynë cdo ditë e më shumë po na dëshmon se jemi rrugës që duhet.
SANIJE DURAKU
