Botë

Irani sulmoi Izraelin si hakmarrje për sulmin e konsulatës në Damsk

14.04.2024 17:51

Izraeli ishte naten e kaluar nën sulm të rëndë. Raketat dhe dronet u qëlluan si nga Irani...

Izraeli ishte naten e kaluar nën sulm të rëndë. Raketat dhe dronet u qëlluan si nga Irani ashtu edhe nga jugu i Libanit. Falë sistemit të ndërhyrjes së Izraelit, apo Kupolës së  hekurt , shumica e këtyre predhave u ndaluan para se të arrinin të godasin.
 
Zyrtarët iranianë, të cilët kryen sulmin si hakmarrje për sulmin ndaj konsullatës iraniane në Damask, thonë se ai shkoi më mirë se sa pritej. Ata e kërcënuan Uashingtonin me sulme ndaj bazave amerikane nëse mbështesin hakmarrjen e mundshme të Izraelit pas ngjarjeve të mbrëmshme.
 
“Nga këndvështrimi ynë, operacioni ka përfunduar dhe nuk kemi ndërmend ta vazhdojmë. Por nëse regjimi sionist ndërmerr ndonjë veprim kundër Shtetit Islamik, në territorin tonë apo në territoret që na takojnë në Siri dhe kudo, operacioni ynë i ardhshëm do të jetë shumë më i madh”, u shpreh gjenerali iranian Mohamad Bagheri.
 
Zyrtarët izraelitë përshëndetën atë që ata thanë se ishte një mbrojtje e suksesshme ajrore kundër sulmit iranian dhe thanë se ata kishin kapur me sukses 99 përqind të rreth 300 dronëve iranianë që synonin territorin izraelit. 
 
“Shumica e raketave u kapën jashtë kufijve të Izraelit, me ndihmën e sistemit tonë të mbrojtjes ajrore. Në territorin tonë ranë edhe një numër i caktuar raketash. “Për momentin kemi informacion për një vajzë të plagosur”, theksoi zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari.
 
Ndërkohë sot një mëngjes në dukje paqësor  në Jerusalem. Objektet e hotelerisë janë të hapura, sistemi i transportit është funksional dhe hapësira ajrore izraelite është hapur përsëri. Jeta në Izrael po kthehet në normalitet. Izraelitët janë të kënaqur me rezultatin e mbrëmshëm, por edhe të frikësuar nga, siç thonë ata, skenarët për luftën e tretë botërore.
 
“Mendoj se fituam”. Ne u dhamë iranianëve një mësim të rëndësishëm dhe i treguam pjesës tjetër të botës se Izraeli nuk do të dorëzohet kurrë pa një luftë të madhe”, u shpreh një banor i Jerusalemit.
“Situata është si para fillimit të një lufte të madhe botërore, gjërat me të vërtetë po përshkallëzohen dhe mund të përkeqësohen. Dhe kjo më frikëson vërtet”, theksoi banori i Jerusalemit.
 
Ndërkohë reagimet e liderëve botërorë janë të ndara, disa e dënojnë hapur Teheranin, të tjerë bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza, por pothuajse të gjithë bëjnë thirrje për përmbajtje që tensioni në Lindjen e Mesme të mos përshkallëzohet më tej.
 
FLUTURA LATIFI