Maqedoni
Punësimi i gjykatësve, administrativja vendosi në favor të akademisë së gjykatësve
14.04.2024 18:45
Punësimi i 130 gjyqtarëve dhe prokurorëve të ardhshëm nuk është shkelje e Kodit Zgjedhor...

Punësimi i 130 gjyqtarëve dhe prokurorëve të ardhshëm nuk është shkelje e Kodit Zgjedhor, vendosi Gjykata Administrative. Ndryshe nga vendimi unanim i Komisionit për Antikorrupsion, se pranimi dhe testimi nuk mund të bëhet në periudhë parazgjedhore, Këshilli Gjyqësor pretendon se Akademia e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë punësimet i ka planifikuar në përputhje me dispozitat ligjore.
"Padia e paditësit Institucionit publik Akademia për Gjykatës dhe Prokurëro Publik ‘Pavell Shatev’-Shkup, pranohet. Vendimi i Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit nr. 12-1330/15 nga 11.04.2024, shfuqizohet dhe lënda i kthehet organit të paditur për rigjykim”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Administrative.
Punësimet në Akademinë Pavel Shatev ui nënshtruan kontrolleve pasi Siljanovska-Davkova paraqiti një ankesë në komisionin shtetëror për parandalimin e korrupsionit. Akademia me justifikim se procesi duhet të vazhdojë sepse ka mungesë të stafit gjyqësor dhe prokurorëve në vend dhe për ta nuk ka shkelje të Kodit Zgjedhor sepse procesi i përzgjedhjes ka nisur një vit më parë.
FLUTURA LATIFI
