Botë
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, Biden thërret në takim udhëheqësit e G7
14.04.2024 19:03
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thirrur një takim të udhëheqësve të G7-ës...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thirrur një takim të udhëheqësve të G7-ës, “për të koordinuar një përgjigje të bashkuar diplomatike” kundër sulmit të Iranit ndaj Izraelit. Italia, e cila aktualisht mban presidencën e G7-ës, bëri thirrje për një takim virtual për të diskutuar sulmin.
Ndërkohë NATO ka dënuar sulmin e Iranit kundër Izraelit. Në një reagim të fundit, NATO bën thirrje për përmbajtje, ndërsa shprehet se po i monitorojnë nga afër zhvillimet. “Ne dënojmë përshkallëzimin e sulmeve të Iranit gjatë natës, bëjmë thirrje për përmbajtje dhe po i monitorojmë nga afër zhvillimet,” tha zëdhënësja e NATO-s Farah Dakhlallah në një postim në X. Është jetike që konflikti në Lindjen e Mesme të mos dalë jashtë kontrollit, tha ajo.
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, reagime nga NATO, Shqipëria dhe Kosova
Reagim edhe nga autoritetet shtetërore të Shqiprisë dhe Kosovës. Kryeministri I Shqipërisë Edi Rama e ka dënon këtë sulm të cilin e ka quajtur të ashpër dhe të paprecedentë. Në një postim në X, kryeministri Rama thotë se ky sulm përbën rrezik për të destabilizuar rajonin në mënyrë të pakthyeshme, duke shprehur solidaritetin me popullin izraelit.
“Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë të nisur nga Irani kundër Izraelit, i cili përbën një kërcënim për të destabilizuar rajonin në mënyrë të pakthyeshme. Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin izraelit dhe mbështesim plotësisht përpjekjet e partnerëve tanë drejt de-përshkallëzimit”, shkruan kryeministri Rama I cili njëherit thekson nevojën kritike për armëpushim në Gaza, ” duke u siguruar që të gjithë pengjet të mund të kthehen të sigurt në shtëpi.”
Edhe kryemisnitri i Kosovës Albin Kurti në reagimin e tij thot se ky është një akt i paprecedentë që përbën një rrezik të madh për destabilizimin e gjithë rajonit. “E dënoj sulmin e fundit të Iranit ndaj Izraelit. Ky veprim i paprecedentë përbën një rrezik të madh për destabilizimin e tërë rajonit. Tash, më shumë se kurë, bota duhet t’i japë përparësi përfundimit të armiqësive dhe nxitjes së paqes së qëndrueshme”, ka shkruar Kurti në reagimin e tij. Sulmin e Iranit ndaj Izraelit e kanë dënuar edhe presidneti I Shipërisë Bujar Nishani dhe presidentja e Kosovës Vjosa OSmani.
