Specializantët privatë në grevë, kërkojnë rritje rrogash dhe zgjidhjen e statusit
15.04.2024 11:56
Më shumë se 400 specializantë privatë...

Më shumë se 400 specializantët privatë prej sot kanë shpallur grevë të përgjithshme dhe nuk do t’i kryejnë obligimet e punës deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Deri te një vendim i tillë kanë ardhur, pasi siç thonë ata pavarësisht protestës së zhvilluar nga specializantët privatë më 27 mars dhe takimit me ministrin e Shëndetësisë, më 2 prill, kërkesat e tyre ende nuk janë plotësuar.
“Kërkesat tona siç i kemi bërë të ditura disa here janë rritja e kompensimit që është 26 mijë denarë. Kërkojmë që i njëjti të jetë në nivelin e rrogës mesatare të mjekut në institucionet e shëndetit publik. Po ashtu kërkojmë sigurim shëndetësor që nuk e kemi për momentin. Si dhe kërkesa jonë e tretë, zgjidhja e statusit tonë që për momentin është i personave të papunësuar, pa sigurim shëndetësor dhe pensional, me kontratë në vepër.”, - deklaroi specializantja private e mjekësisë interne, Kristina Ilionska Çeshllaroska.
Lidhur me protestën pritet me qëndrim të del Ministria e Shëndetësisë. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
