Maqedoni

Pastrohet orteku në aksin rrugor Shkup - Veles

08.04.2015 20:08

Orteku në aksin rrugor Shkup - Veles është pastruar, ndërsa komunikacioni është normalizuar...

Për shkaqe parandaluese trafiku zhvillohet vetëm në një korsi në gjatësi prej 500 metrave, për çka është vendosur sinjalizim përkatës i komunikacionit dhe sinjalizim ndriçues, informoi Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).
 
Nga atje përkujtojnë se për shkak të rrëshqitjeve të dheut në aksin rrugor A3 Prilep - Resnjë, në unazën në Manastir, trafiku është i bllokuar tërësisht për të gjitha llojet e automjeteve. Trafiku riorientohet përmes qytetit të Manastirit
 
Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore zhvillohet vende-vende nëpër rrugë të lagështa.
 
LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor.
 
Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, Koçan-Dellçevë, Vinicë-Berovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut./mia