Ekonomi
Lirohen çmimet e derivateve të naftës
15.04.2024 14:14
Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes...

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,38 % në raport me vendimin e datës 8.4.2024.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 0,50 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,871 denarë për kilogram.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) rritet për 0,50 denarë për litër.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë.
Nga data 16.4.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
- Benzinë motori EUROSUPER BS - 95 86,50 (denarë/litër)
- Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 88,50 (denarë/litër)
- Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 77,50 (denarë/litër)
- Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 77,50 (denarë/litër)
- Mazut М-1 SU 44,302 (denarë/kilogram)
