Renova fiton Shkëndinë dhe dominon në Tetovë

08.04.2015 20:36

Derbi shqiptar I xhiros së 23-të në ligën e parë futbollistike, mes ekipeve të Shkëndisë dhe Renovës...

Derbi shqiptar I xhiros së 23-të në ligën e parë futbollistike, mes ekipeve të Shkëndisë dhe Renovës, kaloi me dominim të plotë të gjipsarëve, të cilët në fund, edhe pse ndoshta merituan fitore më të madhe, I morrën tri pikët me rezultat minimal prej 1-0.
 
Ndeshja e zhvilluar para 7000 shikuesve në stadiumin e qytetit në Tetovë dhe në praninë e numrit të madh të ballistëve, solli zhgënjim të ri për pjesën kuqezi të qytetit buz Sharrit, si dhe festë të re të madhe për ekipin e Qatip Osmanit, që edhe në derbin e tretë lokal sivjet, mbeti I pamposhtur, duke korrur fitoren e dytë në seri.
 
Pjesa e parë e ndeshjes kaloi me lojë të barabartë dhe me disa gjysëm raste, ndërsa me fillimin e 45 minutëshit të dytë, Renova dominoi plotësisht. Goli I vetëm I sfidës u shënua në minutën e 50-të, kur Emran Ramadani shfrytëzoi më së miri gabimin e madh të mbrojtjes kundershtare, për të kaluar Renovën në epërsi.
 
Gjipsarët, edhe në vazhdim dominuan plotësisht, patën disa raste të qinpërqinda, me crast vlen të theksohen dy mundësitë e arta të pashfrytëzuara nga kapiteni Fisnik Nuhiu.
 
Nga ana tjetër, Shkëndija luajti edhe njëherë zbehtë, nuk bindi fare, ndërsa nervozizmi u vërejt dukshëm te futbollistët e Jeton Beqirit, pasi Artim Polozhani në minutën e 63-të dhe Sedat Berisha në të 73-tën, u ndëshkuan me kartona të kuq.
 
Pas kësaj fitore mëse të merituar, Renova I është afruar edhe më shumë Shkëndisë në pozitën e tretë, dhe tani ngec për vetëm një pikë. Kuqezinjët kanë 40, ndërsa gjipsarët 39 pikë. 
 
Xhiron e ardhshme, të 24-tën, Renova do të luaj me Rabotnickin të shtunën, ndërsa Shkëndija ndaj Metalurgut ditën e martë. 
 
MUSTAFA ADEMI