NBA, Oklahoma kampion i perëndimit
15.04.2024 14:55
Oklahoma City, me lehtësi ka mbrojtur pozitën e parë në Konferencën e Perëndimit...

Oklahoma City, me lehtësi ka mbrojtur pozitën e parë në Konferencën e Perëndimit, duke mundur me rezultat 135”86 skuadërn e pa interesuar për rezultat atë Dallasit. Nënkampioni kësaj conference doli skuadra e Denverit e cila në ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt në transfertë me 126-111 e mundi Memphis. Kundër Memphis, nuk kishte probleme sikurse në ndeshjen me San Antonion, pasi të përzgjedhurit e Majk Meloun, që nga fillimi e kontrolluan lojën, ndërsa në çerekun e fundit kishte mundësi ti pushojë yjet kryesore.
Denveri triumfoi por të gjitha gjërat nuk vareshin nga këta. Për tu shpallur Denveri kampion i konferecës, Minesota dhe Oklahoma duhej të humbin ndeshjet e tyre, pork jo ndodhi pjesërisht. Minesota me 106:125 u mund nga Pheoenix, ashtu që pasi L A Lejkers i mundën Pelikans me 124:108, Pheoenix e siguroi pozitën e hajshtë që ju siguroi kualifikim në “play off”. (Gazetar Safet Ademi)
