Bundesliga: Bayer Leverkusen fitoi titullin historik
15.04.2024 15:02
Pas 120 viteve pritje, Bayer Leverkusen është kampion në Gjermani, për herë të parë në historinë e këtij klubi....

Pas 120 viteve pritje, Bayer Leverkusen është kampion në Gjermani, për herë të parë në historinë e këtij klubi. “Aspirinat” kanë zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm duke i dhënë fund sundimit të Bayern Munich pas 11 titujve radhazi në Bundesliga.
Edhe pse kanë mbetur 5 ndeshje deri në përfundim të sezonit, Leverkusen nuk ka asnjë humbje, por 25 fitore dhe katër barazime. Bayern Munich ka treguar se është një klub i madh, pasi ka uruar kundërshtarit të tyre për këtë sukses historik.
“Urime Bayer Leverkusen për fitimin e titullit të parë historik. Titull absolutisht i merituar, ky është shpërblimi i një sezoni të jashtëzakonshëm dhe një futbolli të jashtëzakonshëm të treguar nga ata. Ne do të synojmë të rikthejmë titullin në Bavari, kështu që shihemi vitin tjetër”, shkruhej në urimin e Bayern Munich.
